Kjo është hyrja e klinikës së dermatologjisë në spitalin shtetëror të Shkupit. Para derës së hyrjes, mbetje të cigareve. Tutje në korridor, shihen xhamat e thyer të dritareve. Shenjë në korridor kanë lënë edhe radiatorët, meqë kanë rrjedhje. Tavani në korridor, i tëri është i grisur, dhe diku rri edhe i varur. Një pacient, që erdhi për kontroll specialistik te mjeku i lëkurës, tha se niveli i higjienës në këtë repart, lë shumë për të dëshiruar.
“Po momentalisht mund të them se korridori nuk është edhe aq mirë. Prej gjithë Maqedonisë kemi pacient këtu por higjiena është katastrof këtu. Krahasuar me spitalet tjera”, tha Ali Memedaliu, njofton TV 21.
Qytetarët të tjerë që kishin ardhur për trajtim mjekësor në këtë Klinikë theksojnë se kushtet higjienike janë shumë të këqija.
Në Klinikën për dermatologji heshtje rreth kësaj gjendje dhe se nuk ka asnjë prononcim edhe përkundër insistimeve disaditëshe. Ministri i shëndetësisë, Nikolla Todorov në fillim të këtij viti premtoi projekte për rinovimin e disa klinikave dhe Spitalit Shtetëror “Shën Naum Ohridski” në Shkup. /Telegrafi/