Site icon Telegrafi

Shkup, katër persona të lënduar në nëntë aksidente trafiku!

Nëntë aksidente janë regjistruar në 24 orët e fundit në rajonin e Shkupit, në të cilat lëndime të rënda ka marrë një udhëtar në një autobus, ndërsa tre persona janë lënduar më lehtë. Tre nga të aksidentet janë me dëme materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç informuan për MIA-n nga SPB-Shkup, gjatë ditës së kaluar policia rrugore ka sanksionuar shtatë shoferë nën ndikim të alkoolit, të cilët janë larguar nga qarkullimi, tre kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, ndërsa shtatë e kanë shfrytëzuar telefonin celular dhe nuk e kanë përdorur rripin e sigurisë.

Janë sanksionuar edhe 36 automjete jo të parkuara mirë.

Me ndihmën e automjetit special, janë larguar 62 automjete, të cilët në masë të madh e kanë penguar zhvillimin normal si atë këmbësor ashtu edhe atë motorik.

Në kuadër të projektit “Qarkullimi kulturor i fëmijëve në institucionet parashkollore”, Sektopri për parandalim pranë SPB Shkup sot do të realizojë seminar edukativ në kopshtin e fëmijëve “Fidani” objekti “Petar Pan”, në Komunën Çair. /Telegrafi/

Exit mobile version