Siç njoftojnë nga policia, më 31.03.2018 në ora 18:30 në fshatin Grçec të Shkupit, automjet ngarkues “Mercedes 508” me tabela të regjistrimit të Shkupit, drejtuar nga I.A (45) nga Shisheva ka goditur 7 vjeçarin me biçikletë nga fshati Grçec.
Fëmija ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është bartur në kompleksin klinik “Nëna Terezë” ku i është dhënë ndihma mjekësore, njofton Telegrafi Maqedoni.
Këqyerjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/