Site icon Telegrafi

Shkup, kallëzohen penalisht dy persona për prodhim të drogave të rrezikshme

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Shkup njofton se është ngritur kallëzim penal ndaj B.M (36) nga Gërçeci i Shkupit, si edhe O.K (58) nga Republika e Çekisë.

Që të dy ngarkohen për prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e B.M, është gjetur metamfetaminë, mebzil metil keton dhe pseudoefedrin, si edhe mjete tjera për prodhim të drogave sintetike.

Këto substanca përdoren për prodhimin e drogave më të rretikshme që njihen si kristal met, pernik ose perventin.

B.M nuk është kapur nga policia dhe është në kërkim, kurse O.K është arrestuar./Telegrafi/

Exit mobile version