Site icon Telegrafi

Shkup, janë sanksionuar 23 shoferë të cilët kanë përdorë celularë

Në Shkup dhe në rrethinë dje kanë ndodhur nëntë aksidente, në të cilat tre persona janë lënduar rëndë, ndërsa dy të tjerë më lehtë.

Nga trafiku janë përjashtuar 41 shoferë, të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, shtatë shoferë të tjerë kanë qenë të dehur, 13 nuk kanë pasur patentë shoferë, informuan sot nga SPB Shkup. Gjithashtu, janë përjashtuar nga trafiku 16 automjete të cilat nuk kanë qenë të regjistruara.

Automjeti special “karrotrec” ka larguar 55 automjete, ndërsa për parkim jo të rregullt janë lëshuar 65 gjoba.

Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme 23 shoferë kanë përdorë celularë gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa tetë nuk kanë mbajtur rrip sigurimi./Telegrafi/

Exit mobile version