Telegrafi

Shkup: Hapet gropë në sheshin “Maqedonia”, bie makina e pastrimit

Makina për pastrim, është përmbysur mëngjesin e sotëm në sheshin “Maqedonia”, pasi është hapur gropë gjatë kohës që ajo ka pastruar.

Në këtë incident nuk ka persona të lënduar.

Kjo është hera e dytë kur makinat pastruese të bien në sheshin kryesor të Shkupit.

Lexo po ashtu Cilësia e dobët e bekatonit në sheshin ‘Maqedonia’ bën që kamioni të bie në gropë (Foto)

Në qershor të vitit 2017, u rrëzuar edhe një kamion i cili ishte duke përgatitur skenën për pritje të hendbollistëve të Vardarit, pas një suksesi në skenën evropiane./Telegrafi/