Site icon Telegrafi

Shkup, gjobiten mbi 100 shoferë për shkelje të ligjit në komunikacion

Njësia për siguri rrugore në kuadër të SPB Shkup gjatë periudhës nga ora 06:00 më 26.06.209 deri më orën 06:00 më 27.06.2019 ka ndërmarrë aksion kontrollues për zbulimin e shoferëve të cilët vozisin me shpejtësi të madhe të veturave në rrethinën e Shkupit.

Gjatë kontrolleve janë zbuluar 106 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi të mëdha të cilët kanë marrë vërejtje. Janë zbuluar edhe 60 raste tjera të shkeljes së rregullave në komunikacion me çka janë dhënë 21 gjoba.

SPB Shkup gjithashtu ka ndërmarrë aksion kontrollues për zbulimin e shkelësve të ligjit të motoçiklistëve, me çka janë sanksionuar 20 motoçiklistë./Telegrafi/

Exit mobile version