Site icon Telegrafi

Shkup, gjobiten 47 vozitës për tejkalim të shpejtësisë

Reparti për siguri të komunikacionit rrugor pranë Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup nga 18:00 deri ora 6 të mëngjesit zbatoi kontroll ndaj automjeteve në qarkullimi, dhe është vërtetuar se 47 vozitur e kanë tejkaluar shpejtësinë.

Siç njoftojnë nga MPB, janë zbuluar edhe kundërvajtje tjera në komunikacionin rrugor, njofton Telegrafi Maqedoni.

Prej orës 19:00 deri në ora 1 pas mesnate ka pasur kontroll për kundërvajtje për motoçiklistët, ku janë zbuluar 26 kundërvajtje.

Gjithashtu janë zbuluar edhe 27 kundërvajtje tjera. Mbrëmë nga ora 23:00 deri në ora 5 të mëngjesit ka pasur kontroll për zbulim të vozitësve të dehur, nga ku 4 shoferë janë kapur me prani të alkoolit në gjak. Ka pasur edhe 40 kundërvajtje tjera./Telegrafi/

Exit mobile version