Telegrafi

Shkup, gjobiten 46 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme, Reparti për sigurinë e komunikacionit rrugor pranë SPB Shkup zbatoi aksion kontrollues ku dënoi 46 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.

Janë zbuluar edhe 46 shkelje të tjera ku ka pasur edhe gjoba, njofton Telegrafi Maqedoni.

Gjatë ditës së djeshme nga ora 19:00 deri në orën 1:00 pas mesnate ka pasur aksion kontrollues për motoçiklistët.

Janë zbuluar 36 shkelje dhe të gjithëve u janë shqiptuar gjoba./Telegrafi/