Site icon Telegrafi

Shkup, gjobiten 381 shoferë

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdoi me aksionet e përforcuara kontrolluese në komunikacion.

Gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit janë shqiptuar 381 masa, prej të cilave 44 janë për vozitje pa leje shoferi, 30 për mosregjistrim të automjetit, 27 për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.

Nga policia sqarojnë se gjatë shqiptuar 9 masa për kalim në të kuqe, 72 masa për parkim jo të rregullt ndërsa 51 automjete janë ngritur me automjetin ‘Karoteci’. Për mosmbajtje të maskës janë shqiptuar 71 dënime.

“Aksionet e përforcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. Ju bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat rregullat në komunikacion në mënyrë që të rritet siguria”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

 

Exit mobile version