Policia në territorin e qytetit të Shkupit, ditën e kaluar janë shqiptuar 332 sanksione, prej të cilave 109 për tejkalimin e kufirit të shpejtësisë, 48 për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, 20 motoçiklistë dhe 37 gjoba u shqiptuan për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse.
Kontrollet e intensifikuara të trafikut do të vazhdojnë në ditët në vijim, theksojnë nga Ministria e punëve të brendshme.
“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut për për të rritur sigurinë në komunikacion”, porosisin nga MPB.