Siç njoftojnë nga SPB Shkup, mbi 170 shoferë mbrëmë janë gjobitur në Shkup për tejkalim shpejtësie, alkool dhe kundërvajtje tjera në komunikacion.
Gjatë kontrollit që e ka kryer Departamenti për siguri në komunikacion, janë gjobitur 12 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë ndërsa tek 32 shoferë është vërtetuar prania e alkoolit në gjak, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas të dhënave të policisë, janë dënuar edhe tre motoçiklistë./Telegrafi/