Sot është gjetur trupi i profesoreshës Snezhana Trojaçanec, e cila kërkohej pasi që dje kishte dalur nga shtëpia e saj dhe nuk ishte kthyer më.
Profesoresha 52 vjeçare Snezhana Trojaçanec është gjetur e vdekur. Informacionin e ka bë të ditur përmes rrjeteve sociale djali i saj, Filip Trojaçanec. Ajo u zhduk dje në mëngjes, kur bashkëshorti i saj ka vërejtur se nuk është në shtëpi.
Edhe pse u organizuan ekspeditë kërkimore prej qytetarëve dhe prej policisë, ajo nuk u gjet e gjallë, por e vdekur në ujërat e lumit Vardar. Sipas familjarëve, profesoresha Trojaçanes ka vuajtur nga depresioni./Telegrafi/