Mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të Qendrës Tregtare Leptokaria në Shkup është gjetur e varur në dru gruaja 37 vjeçare me iniciale P.L nga një fshat i rrethinës së Shkupit.
Ekipet e Ndihmës së Shpejtë kanë konstatuar vdekjen e gruas e cila kishtë lëndime të mëdha rreth qafës si pasojë e shtërngimit me litar, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Trupi i saj është dorëzuar për obduksion dhe rezultatet do të shkojnë tek gjykatësi hetues.
Shkaqet që kanë çuar deri në vetëvarje nuk janë të njohura. /Telegrafi/