Në orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë dhe të diel, do të kryhet dezinfektim kundër llojeve të ndryshme të mushkonjave në zonat e Bashkisë së Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dezinfektimi territorial të zonës së Bashkisë së Shkupit, kundër llojeve të ndryshme të mushkonjave, përsëri, do të zhvillohet nga e diela deri të enjten (6-10 gusht) në periudhën prej 23:00 deri ora 04:00 të ditës në vijim, njofton AIM.
Bashkia e Shkupit kumtoi se nëse moti do të jetë jostabil, dizenfiktimi ajror do të kryhet me ditën tjetër në vijim, kur moti do të lejojë aktivitetin, në të njëjtin termin, kurse në përputhje me atë do të kryhet dezinefiktimi territorial, njofton AIM.
Nga atje, bëjnë thirrje që bletarët të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletave. /Telegrafi/