Site icon Telegrafi

Shkup, gjatë ditës së djeshme janë gjobitur 150 shoferë

Gjatë ditës së djeshme policia ka kryer aksione të ndryshme për të zbuluar shoferë që vozisin me shpejtësi të madhe dhe shoferë që drejtojnë makinën nën ndikimin e alkoolit.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, policia dje nga ora 6:00 deri në ora 24:00 ka kryer aksion për zbulimin e shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë duke gjobitur 20 shoferë për tejkalim shpejtësia dhe duke zbuluar 45 kundërvajtje tjera, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mbrëmë nga ora 23:00 deri në orën 5:00, policia ka zbatuar aksion për zbulimin e shoferëve që kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit. Janë gjobitur 28 shoferë për praninë e alkoolit në gjatë dhe janë zbuluar 26 kundërvajtje tjera.

Policia dje gjithashtu nga ora 14:00 deri në orën 24:00 ka gjobitur edhe katër motoçiklistë dhe janë zbuluar 33 kundërvajtje tjera./Telegrafi/

Exit mobile version