Telegrafi

Shkup, gjatë 24 orëve të kaluara ka pasur 13 aksidente me tetë të lënduar

Nga 13 aksidente e ndodhura dje në Shkup, një person ka marrë lëndime të rënda trupore dhe shtatë të tjerë kanë lëndime të lehta trupore.

Siç njoftojnë nga SPB Shkup, për tejkalim jo të rregullt janë dënuar gjashtë vozitës, 19 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, tre shoferë kanë kaluar në të kuqe, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 32 shoferë edhe atë 25 për shkak se nuk kanë marrë ende lejen e vozitjes, pesë për shkak të pranisë së alkoolit në gjatë dhe dy vozitës fillimtar.

Gjithashtu nga komunikacioni janë përjashtuar e 21 automjete për shkak të mosregjistrimit ndërsa automjeti special ‘karoteci’ ka ngritur 67 automjete./Telegrafi/