Gjashtë persona kanë humbur jetën në dy aksidentet që kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Shkup.
Policia e komunikacionit ka dënuar 15 vozitës për lëvizje të shpejtë, ndërsa nga komunikacioni ka përjashtuar 15 vozitës para se të marrin lejen e vozitjes si dhe 15 automjete të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.
Për parkim ilegal janë shqiptuar 65 dënime ndërsa automjeti ‘merimanga’ ka ngritur 59 automjete.
Policia ka shqiptuar edhe 18 dënime për përdorim të telefonit celular, gjashtë persona për tejkalim të parregullt, katër vozitës për kalim të udhëkryqit në të kuqe, dhe tre persona për mospërdorimin e rripit të sigurisë./Telegrafi/