Site icon Telegrafi

Shkup, gjashtë aksidente me katër të lënduar

Foto: Ilustrim

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në gjashtë aksidentet që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material.

Sipas MPB-së, policia ka gjobitur 68 vozitës që janë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga ajo e lejuara, një vozitës nën ndikimin e alkoolit, gjashtë para se të marrin të drejtën për të drejtuar makinë dhe tre fillimtar, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe tre automjete për shkak se ju ka skaduar fati i regjistrimit.

Janë shqiptuar 24 gjoba për parkim jo të rregullt, ndërsa me automjet e veçantë “errimanga” janë bllokuar edhe 70 automjete./Telegrafi/

Exit mobile version