Site icon Telegrafi

Shkup, garë me rastin e ditës botërore të sindromit down

Me rastin e ditës botërore të Sindromit Down (21 Mars), sot në parkun e qytetit në Shkup, do të organizohet garë “Run for Down”. Gara e cila është e treta me radhë, është e hapur për të gjithë qytetarët, ndërsa do të marrin pjesë dhe fëmijë me sindromin daun dhe familjarë të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i kësaj gare është që klubet sportive t’i hapin dyert për fëmijët me sindromin down dhe të kyçen në sport. Tema vjetore e ditës botërore të sindromit daun është “My Voice, My Community”. Organizatore e ditës botërore të sindromit daun është Qendra për sindromin daun, ndërsa do të shënohet edhe me disa aktivitete tjera në ditët në vazhdim./Telegrafi/

Exit mobile version