Site icon Telegrafi

Shkup, garë humanitare për fëmijët me sindromin Down

Në nder të ditës botërore të personave me sindromin Down, ditën e shtunë, në ora 11:00 organizohet Gara e tretë humanitare për fëmijët me sindromin Down në Parkun e Qytetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gara është e hapur për të gjithë qytetarët human, por do të marrin pjesë edhe fëmijët me sindromin Down dhe familjarët e tyre. Kjo ngjarje ka për qëllim ngritjen e vetëdijes për këtë kategori, për të ngritur vetëdijen tek klubet sportive për t’i hapur dyertë për fëmijët me sindromin Down dhe tu sigurohet qasje të barabartë.

Thirren të gjithë njerëzit për t’iu bashkangjitur kësaj gare. Të interesuarit mund të paraqiten në http://www.smartrace.club/ ose 30 minuta para fillimit të garës për vrapim. Mjetet e mbledhura nga kjo ngjarje do të shkojnë për një vit falas për sportin e këtyre fëmijëve. /Telegrafi/

Exit mobile version