Telegrafi

Shkup, gala koncert kushtuar Ditës ndërkombëtare të romëve

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të romëve në hapësirat e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, për të kujtuar historinë dhe kulturën e këtij populli u organizua gala koncert me korin e operës dhe baletit maqedonas, si dhe me shfaqje dhe interpretime tradicionale të popullit romë, njofton Anadolu Agency.

Gala koncerti u organizua nga Aksel Ahdemovski, ministër pa resor në Qeverinë e Maqedonisë i angazhuar për implementimin e Strategjisë për romët 2014-2020 dhe Samka Ibraimovski, deputet në Kuvendin e Maqedonisë, ndërsa i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Zoran Zaev, ministra dhe përfaqësues të qeverisë, përfaqësues të Kuvendit, si dhe përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni.

“Kjo ditë na kujton historinë, kulturën dhe traditën e romëve. Nuk duhet ta harrojmë historinë dhe identitetin e popullit tonë. Pa ato atribute nuk ka komb, nuk ka popull”, u Ibraimovski.

Ibraimovski theksoi se për romët në Maqedoni varfëria ende vazhdon të jetë sfidë, përfshirë arsimimi i tyre dhe përfshirja në shoqëri. Ai shtoi se qeveria e re është e angazhuar në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve të romëve.