Site icon Telegrafi

Shkup, fillon aksioni i zhvendosjes së tezgave ilegale tek Tregu i Gjelbër

Shërbimet kompetente të NP “Parkingje në Komunën Qendër” në koordinim me SPB Shkup dhe inspektorët e Komunës Qendër, kanë filluar aksionin për zhvendosjen e tezgave ilegale të vendosura në Tregun e Gjelbër.

Nga NP “Parkingje në Komunën Qendër” thonë se aksioni zbatohet me kërkesë të banorëve që banojnë në objektet përreth, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ky aksion bëhet me qëllim që të pastrojmë zhurmën dhe parkingjet dhe për të mbrojtur sigurinë e lëvizjes, si dhe për të parandaluar rrezikun për shëndetin e banorëve, blerësve dhe shitësve, për shkak të shit-blerjes që bëhet në kushte jo-higjienike”, thonë nga NP.

Ata shtojnë se ky aksion do të zbatohet rregullisth dhe tregtarët ilegal do të dënohen./Telegrafi/

Foto: Makfaks
Exit mobile version