Një shkupjane e ka mbytur nënën e vet në shtëpinë e vet në rrugën “Risto Rovanovski”, ndërsa rastin e ka paraqitur personalisht në stacionin policor Karposh.
MPB njoftoi se viktima ka qenë e moshës 74 vjeçare, ndërsa zyrtarët policorë pas denoncimet kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur trupin e pajetë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga ana e mjekut të ndihmës së shpejtë është konstatuar vdekje.
Me urdhër të Prokurorit Publik trupi i viktimës është dhënë për autopsi, ndërsa e bija e saj është mbajtur në stacion policor për masa të mëtutjeshme penale./Telegrafi/