Site icon Telegrafi

Shkup, dy persona nën ndikim të alkoolit aksidentohen rëndë

Dy persona janë lënduar rëndë, nga të cilët një shofer dhe një bashkëudhëtar në një aksident komunikacioni, që ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në tre aksidente me lëndime më të lehta kanë kaluar tre persona, ndërsa në tre është shaktuar dëm material.

Policia rrugore sot kumtoi se gjatë ditës së djeshme janë zbuluar dhe sanksionuar dy shoferë që kanë drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit, dy shoferë kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, dy shoferë nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve në vijat e bardha, tetë shoferë kanë drejtuar automjetin pa patenetë shoferi ose me automjet të paregjistruar. /Telegrafi/

Exit mobile version