Telegrafi

Shkup, dy mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Nga Qendra për Shëndet Publik në Shkup informojnë se për tre ditë 2 mijë qytetarë kanë marrë vaksina kundër gripit sezonal. Nga Qendra theksojnë se interesimi është i madh për vaksinim.

Këtë vit, qendrat për shëndet punlik disponojnë rreth 30 mijë vaksina, prej të cilave 5 mijë janë për qytetarët në Shkup, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Vaksina mbulon të gjitha llojet e virusit të gripit që qarkullojnë në hemisferën veriore, duke përfshirë rajonin Evropian dhe Maqedoninë, e përgatitur sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe mbron kundër tri llojeve të virusit të gripit të grupit A dhe një lloji të virusit të grupit B, ndërsa prodhues është Abot nga Holanda”, informuan nga Ministrisë së Shëndetësisë.

Vaksinimi është masa e vetme parandaluese mbrojtëse kundër gripit dhe është e rekomanduar për njerëzit mbi 65 vjeç, veçanërisht personat me sëmundje kronike, fëmijët e vegjël nën 3 vjet me imunitet të dobët, punonjësit e shëndetësisë, personat me sëmundje kardiovaskulare dhe respiratore, si dhe në përgjithësi për njerëzit me imunitet të dobët.

Çmimi i vaksinimit kundër gripit sezonal është 400 denarë, sikurse vitet e kaluara./Telegrafi/