Site icon Telegrafi

Shkup, djali ther me thikë babain e tij

Dramë e përgjakshme ka ndodhur mbrëmë në Cirniçe të Shkupit, në rrugën “Çedomir Kantarxhiev”, kur djali me thikë ka vrarë babain e tij.

Në polici rasti është paraqitur në orën 22:15, ndërsa dëshmitare ka qenë gruaja e të ndjerit. Ajo tha se ka qenë në dhomë me bashkëshortin e saj, në të cilën është futur djali dhe ka filluar diskutimet me babain e tij. Më pas ka nxjerrur thikën dhe e ka sulmuar babain e tij deri në vdekje, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve viktima L.T (68) ka qenë ish-politikan, ndërsa djali i tij i cili ndodhet në arrati ka pasur probleme psikike, për të cilat disa herë ka qenë i shtrirë në spital./Telegrafi/

Exit mobile version