Në Kuvendin e Maqedonisë, seanca do të mbajnë komisionet për shëndetësi, për çështje zgjedhore dhe emërime, si edhe komisionin ligjvënës-juridik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Komisioni për shëndetësi do të diskutoj për importin paralel të ilaçeve në propozimet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ilaçe dhe pajisje mjekësore, që janë në lexim të parë.
Komisioni për çështje zgjedhore dhe emërime do të diskutoj për propozim-vendimet për ndryshimin e anëtarëve të komisioneve kuvendore, për themelimin e grupeve parlamentare, për bashkëpunimin me kuvendet e shteteve tjere dhe për zgjedhje të anëtarëve të grupeve parlamentare, etj./Telegrafi/