Autobusi i Ndërmarrjes Transportuese Publike këtë mëngjes është përfshirë nga flakët në stacionin e fundit në linjën 24 në lagjen Kisella Voda në Shkup.
Për fat të mirë gjithë udhëtarët në kohë kanë dalur nga autobusi dhe nuk ka të lënduar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga Njësiti i Zjarrfikësve thonë po intervenohet në terren me tre makina dhe tetë zjarrfikës. Ata shtojnë se nuk është shkaktuar dëm shumë i madh material.
Nga NTP thonë se bëhet fjalë për autobus më të vjetër të cilit i është djegur instalimi. Menjëherë pasi ka shpërthyer zjarri ka intervenuar shoferi, i cili ka parandaluar dëm më të madh, ndërsa në ndërkohë kanë arritur zjarrfikësit./Telegrafi/