Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologji e Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime strategjike të ASHAM-it dhe Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, sot do të mbajnë debat shkencor dhe profesionist me temë ‘Çështjet e hapura me provat dhe dëshmimi në procedurën penale’, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në debatin shkencor do të marrin pjesë praktikantë vendor dhe ekspertë, të cilët do të identifikojnë shembull të praktikave të mira. Për rekomandimet dhe konkluzionet nga debati, organizatat kompetente do të përpilojnë raport, i cili do t’i përfshijë rezultatet dhe ato do të publikohen në numër të posaçëm tematik të Revistës së Maqedonisë për të drejtën penale dhe kriminologji-fjalori zyrtar i Shoqatës të së drejtës penale dhe kriminologjisë të Maqedonisë. /Telegrafi/