Site icon Telegrafi

Shkup, çiklistët me protestë kërkojnë kushte më të mira nga Shilegov

Të revoltuar nga kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov, një numër i madh të udhëhequr nga nisma “Na toçak” sot dolën në protestë dhjetë kilometërshe nëpër bulevardet e Shkupit duke kërkuar kushte më të mira për biçiklistët në Shkup.

Ata thonë se pas shtatë viteve që nga fillimi i nismës ‘Masa kritike’ ku kritikohen institucionet dhe propozojnë zgjidhje për çiklistët, nuk janë të kënaqur me dinamikën në të cilën duhet të përmirësohen kushtet për vozitjen e biçikletës si mjet për transport për të gjithë qytetarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Çiklistët kanë më shumë kërkesa tek autoritetet e Bashkisë siç janë miratimi i rregullores për projektimin e infrastrukturës së biçikletës dhe sjelljes së planit për strategjike për komunikacion biçikletash në nivel shtetëror, sistem modern i automatizuar për marrjen e biçikletave në Shkup, parking i domosdoshëm për të gjitha objektet siç është për parking e automjeteve etj.

“Nuk jemi të kënaqur nga dinamike në të cilën zbatohet marrëveshja në Bashkinë e Shkupit për përmirësimin e kushteve të vozitjes së biçikletës në Shkup. Tashmë shtatë vite bashkërisht vozisim në rrugët e Shkupit, shtatë vite shkruajmë, kritikojmë dhe propozojmë zgjidhje të reja dhe i kontaktojmë institucionet”, thonë Iskra Ristovska dhe Snezhana Domazetovska nga nisma “Kritiçna masa”./Telegrafi/

Exit mobile version