Site icon Telegrafi

Shkup: Brenda një jave janë shqiptuar 153 gjoba për parkim të parregullt

NP “Parkingjet” nga Komuna Qendër në bashkëpunim me SPB-Shkup brenda një jave kanë sanksionuar 153 shoferë, të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë të paligjshme.

Në periudhën prej 22.06.2020 deri 28.06.2020 përmes karrotecit janë larguar 81 makina të parkuara në vende të ndaluara, kurse përmes “blokatorit” kanë sanksionuar 73 makina.

Ndërkohë, LAMM informon se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndalesa dhe nëpër rrugë të thata.

Ata apelojnë për vozitje të kujdesshme, respektim të sinjalizimeve rrugore dhe përshtatje të shpejtësisë, sidomos në rrugët ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Exit mobile version