Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në vendbanimin Kapishtec të Shkupit.
Një banor i një pallati, ballkoni i të cilit është me pamje nga parku i gjelbëruar i ndërtesës, hodhi një tenxhere të tërë me pasta të gatuara nga ballkoni dhe u fsheh menjëherë.
Personat që po kalonin në atë moment dhe ata që ishin ulur në stolat e parkut më fëmijë të vegjël, u tronditën nga veprimi i fqiut të tyre, me ç’rast veprimin e kanë bërë viral nëpër shumë mediume vendore.
Në katin përdhesë dhe katin e parë të pallatit ka edhe shitore, që do të thotë se ekziston mundësia që dikush mund të goditet nga një tenxhere plot me pasta të gatuara, duke mos e pasur aspak mendjen për një sulm të tillë.
Banorët e lagjes thonë se kjo nuk është hera e parë që nga ky pallat në vend që të hedhin mbeturinat në koshin e plehrave, i hedhin nga terasat dhe ballkonet.
Ata treguan se janë hedhur edhe vezë, bishta cigaresh, mbetje ushqimore dhe kocka.
“Kush thotë se në Kapishtec jetojnë qytetarët?”, “Qeshim me ata të fshatit ne qytetarët e mëdhenjë, ndërsa ne vetë bëjmë veprime primitive”, ishin vetëm disa nga komentet e qytetarëve dëshmitarë të këtij incidenti.