Site icon Telegrafi

Shkup: Banorët e Konjares sërish në protesta

Foto: TV21

Banorët e Konjarës edhe sot kanë vazhduar me protestat duke bllokuar rrugën. Ata po protestojnë pasi që kompania sërish ka filluar gërryerjet e tokës.

Banorët i brengos fakti se po gërryhet afër shtëpive të tyre dhe rrezikojnë të mbeten pa ujë të pijshëm. Banorët shprehen se nuk do të heqin dorë derisa kompania të ndaloj me gërryerjen e tokës.

Ndryshe para një muaji ministri i Bujqësisë Arjanit Hoxha dhe inspektorati i bujqësisë bënë inspektim të jashtëzakonshëm ku kanë konstatuar se toka nuk punohet për qëllime bujqësore, por shfrytëzohet për gërmim dhe eksploatim të rërës.

E për këtë Inspektorati po përgatitë elaborat të ri nga një kompani gjeodezike që do të konstatojë se ku mund të bëhet eksploatim i rërës./TV21/

 

Exit mobile version