Site icon Telegrafi

Shkup, arrestohet një transportues joligjor i emigrantëve

MPB informon se më datë 20.11.2022 në ora 21.30 në magjistralen Gjevgjeli-Demir Kapi, pas tunelit “Javoricë”, zyrtarë policorë e kanë privuar nga liria A.A.(42) nga Shkupi, pasi me veturë “Volkswagen Passat”, me targa të Shkupit, transportonte dy emigrantë nga Siria.

“Më herët, në ora 20:15 në aksin e pagesës Smokvicë, ai nuk është ndalur me veturën në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, më pas ka vazhduar me veturën në drejtim të kryqëzimit të Miravcit, është futur në autostradë. Pas marrjes së masave, në orën 21:30 është ndalur dhe privuar nga liria dhe së shpejti emigrantët janë gjetur edhe në kryqëzimin e Miravcit”.

“Personi është ndaluar në stacionin policor, ndërsa emigrantët janë dërguar në qendrën e pritjes dhe tranzitit “Vinojug” në Gjevgjeli. Pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me Prokurorin Publik ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Exit mobile version