Site icon Telegrafi

Shkup, arrestohet një person për vjedhje të 73 mijë eurove

Foto: Ilustrim

MPB njofton se ka ngritur padi penale ndaj I.I (30) nga Shkupi, për shkak të dyshimeve se ka kryer veprën penale “vjedhje të rëndë”, me çka ka fituar pasuri në mënyrë të paligjshme në vlerë prej 73 mijë eurove.

Personit të padiur nga gjykatës i procedurës paraprake i është shiptuar masa e paraburgimit 30-ditor, njofton Telegrafi Maqedoni.

“I.I më 12 korrik rreth orës 07:00, në një pompë benzine në rrugën Kumanovë-Shkup, ka vërejtur se në makinën e të dëmtuarit ka çantë me para, e cila ka qenë në ulësen e bashkëudhëtarit. Pasi i dëmtuari është larguar me makinën e tij në drejtim të Shkupit, është arritur me makinë nga i padituri I.I, i cili për një moment ka ngritur dorën e djathtë duke sinjalizuar defekt. I dëmtuari është ndaluar dhe ka dalur nga makina, ndërsa në atë moment i padituri ia ka marrë çantën me para dhe është larguar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ata më tej shtojnë se pas denoncimit janë marrë masa dhe I.I është arrestuar dhe është dorëzuar në stacionin policorë për procedurë të mëtejme./Telegrafi/

Exit mobile version