MPB informon se sot (05.11.2021) në ora 14.20 në rrugën lokale nga fshatrat e Shkupit Koliçan i poshtëm – Koliçan i epërm, zyrtarë policorë nga ekipi operativ, në SPB Shkup, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar E.T. (30) nga fshati Koliçan i poshtëm.
Nga MPB thonë se ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti qendror për vuajtjen e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të “kontrabandës me migrantë”.
Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e masës së paraburgimit.