Site icon Telegrafi

Shkup, arrestohet një person pasi drejtoi armën ndaj tre personave

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria e Shkupit ka lëshuar Urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj një 33 vjeçari nga Shkupi, i cili në veturën Audi Q5 ka mbajtur armë zjarri në mënyrë të paligjëshme. Atë ditë i dyshuari ia ka drejtuar armën tre personave dhe ka gjuajtur një plumb në ajër para ndërtesës ku ai banon dhe njërin nga tre personat e ka goditur me shuplakë në fytyrë.

“Ka filluar hetimi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale – Prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve dhe lëndëve shpërthyese nga neni 396 paragrafi 3. Ndaj të dyshuarit rëndon edhe vepra ‘Dhunë’ nga neni 386 i Kodit Penal”

Arma e mbajtur në mënyrë të paligjëshme nga ana e të dyshuarit ka qenë pistoletë AG-9 dhe dy karrikatore me gjithsej 30 fishekë.

Pas kësaj, prokurori publik I ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, propozim për caktimin e masës së paraburgimit për 33 vjeçarin.

 

Exit mobile version