Telegrafi

Shkup, arrestohet një person nga Ferizaji, dyshohet për kryerjen e veprave penale

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup ka paditur në Prokurorinë Publike të Shkupit personin A.A (37) nga Ferizaji i Republikës së Kosovës, me vendqëndrim në fshatin e Shkupit Inxhikovë për shkak të dyshimeve të bazuara se në dy raste ka kryer tre vepra penale edhe atë “grabitje”, “tregti me armë dhe lëndë shpërthyese” dhe “tentim për vjedhje të rëndë”, ku ka fituar pasuri të paligjshme prej rreth 123.000 denarë.

MBP-ja deklaroi se në rastin e parë nga 14 dhe 15 mars të këtij viti, në orët e vonshme në qebaptoren në rrugën “Maxhari” në Shkup, personi A.A me përdorimin të mjetit goditës e ka hapur dritaren e lokalit, ka hyrë brenda, por nuk ka marr asgjë pasi që është aktivizuar alarmi i objektit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në rastin e dytë, më 2 qershor rreth orës 20:00, personi A.A me përdorimin e mjetit goditës dhe forcës fizike ka hyrë në një shtëpi në rrugën “Ivan Cankar” në Shkup duke marr 2.000 euro, mobil telefoni, pesë orë dore dhe parfume. Në daljen nga shtëpia është takuar me pronarin e shtëpisë duke e kërcënuar se posedon pistoletë me vete, për çka i dëmtuari është frikësuar dhe ka ikur, kurse A.A ka ikur nga vend ngjarja.

Janë marr masa dhe në 22 qershor në bazë të urdhri të Gjykatës është kryer kontroll në shtëpinë e të paraqiturit ku janë gjetur paratë dhe gjësendet tjera që i ka marr nga veprat penale të kryera. Gjatë kontrollimit, gjithashtu janë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, 21 fishek zjarri, një pistoletë plastike, një revolver dhe një elektro paralizator. Armës së konfiskuar i është bërë ekspertizë ku është konstatuar se është për armë funksionale e prodhimit kinez. A.A është arrestuar dhe është dërguar në Stacionin Policor Karposh./Telegrafi/