Site icon Telegrafi

Shkup, arrestohet ish-kryetari i Komunës Qendër

Dje në mbrëmje rreth mesnatës në aeroportin e Shkupit policia ka ndaluar ish-kryetarin e Komunës Qendër, Vladimir Todoroviq. Në një operacion paralel që filloi herët në mëngjes në vendkalimin kufitar Tabanovc, është arrestuar ish-kryetari i Këshillit të Komunës së Qendrës, Vladimir Zdraev.
Në aksionin për të cilin MPB-ja ka marrë fletëarrest nga Prokuroria Publike janë arrestuar edhe disa persona të tjerë.

Sipas burimeve nga hetimi, arrestimi ka ndodhur në lidhje me ndërtimin e urës Oko, e cila është pjesë e projektit “Shkupi 2014”, për të cilën gjykata një muaj më parë ka dhënë një vendim të formës së prerë se nuk ka pasur krim, pasi të cilin ish-ministrja e Kulturës, Beti Kançevska Milevska, u lirua plotësisht nga akuza.

Arrestimi i Todoroviqit, i cili është pronar i një prej kompanive më të pasura maqedonase, Tinex dhe Zdraev, i cili është i lidhur me hotelin e Selanikut në qendër të Shkupit, është për shkak të dyshimit për pastrim parash gjatë blerjes së pajisjeve për urën “Oko”.

Exit mobile version