Site icon Telegrafi

Shkup, ambasada e SHBA-së organizon aksion vullnetar për nder të 11 shtatorit

Ambasada e SHBA-ve në Shkup sot organizon aksion për dhurim të gjakut dhe aksion për grumbullim të produkteve ushqimore dhe veshjeve me rastin e ditës kombëtare të shërbimit dhe kujtimit.

Aksioni bamirës organizohet në bashkëpunim me Kqyqin e Kuq të Bashkisë së Shkupit dhe Institutut për transfuziologji, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë ngjarje është paralajmëruar fjalim i ambasadorit amerikan Jess Baily, sekretarit të përgjithshëm të Kryqit të Kuq, Sait Saiti dhe drejtorit të Institutit për transfuziologji.

Dita kombëtare e shërbimit dhe kujtimit filloi të shënohet në vitin 2002 për nder të viktimave, të mbijetuarve dhe atyre që kanë ndihmuar në përballjen me pasojat e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA./Telegrafi/

Exit mobile version