Kundër një personi me shtetësi të dyfishtë kosovare dhe franceze Prokuroria Publike e Shkupit ngriti aktakuzë për prodhimtari të paautorizuar dhe trafikim të drogave narkotike, ndërsa për shkak të rrezikut nga arratisja i është vazhduar masa e paraburgimit.
“Personi ishte ndaluar në datën 14 të këtij muaji gjatë daljes nga Republika e Maqedonisë në Aeroportin e Shkupit, pasi gjatë kontrollit doganor te ai ishin gjetur rreth 2,9 kilogram drogë narkotike – mariuhanë. Drogën e kishin gjetur nëpunësit doganor, në një çantë të zezë të cilën i dyshuari e kishte denoncuar si bagazh edhe atë të paketuar në tre paketime të veçanta”, njoftoi Prokuroria Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ata shtojnë se prokurori kompetent publik, së bashku me aktakuzën, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 dorëzoi edhe propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e dyshuar, duke pas parasysh se ende ekzistojnë shkaqet për shkak të së cilave kjo masë fillimisht ishte përcaktuar, gjegjësisht ekziston rrezik nga arratisja e personit në çoftë se mbrohet në liri./Telegrafi/