Me rastin e Ditës kombëtare të vllehëve – 23 maj, Liga e vllehëve sot pasdite në Shkup do të organizojë akademi solemne, njofton AIM.
Në akademi do të drejtohet Mite Kostov Papuli, kryetar i komitetit organizativ për festimin e Ditës kombëtare të vllehëve, ndërsa është paraparë edhe program i pasur kulturoro-artistik.
Këtë vit shënohet 117 vjetori i Dekretit të Sulltan Abdul Hamidit II-të, me të cilin vllehët u pranuan si popull i veçantë në botë. Me këtë dokument të nënshkruar më 23 maj 1905, vllehët fituan të gjitha të drejtat, si popujt tjerë jomusliman në kuadër të ish Perandorisë Osmane.
Sot shënohet edhe 10 vjetori i shpalljes së Ditës kombëtare të vllehëve si festë shtetërore dhe ditë jo pune për përkatësinë e bashkësisë së vllehëve./Telegrafi/