Administrata dhe ndihmës-personeli teknik në kompleksin klinik ‘Nëna Terezë’ sot protestuan për ta shprehur pakënaqësinë për pagat e tyre.
Administrata mjekësore është e revoltuar për shkak se nuk kanë marrë pagë bashkërisht me mjekët dhe motrat medicinale.
Ministri Filipçe para dy ditësh deklaroi se nuk mund ta veçojnë administratën mjekësore nga pjesa tjetër e administratës./Telegrafi/