Gjashtëdhjetë e një persona në Shkup janë sëmurë me të verdhën gjatë tre muajve të kaluar.
Në mesin e të sëmurëve ka nxënës nga pesë shkolla fillore dhe nga katër shkolla të mesme në Shkup. Sëmundja nuk vjen nga shkollat ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se e verdha nuk është sëmundje ngjitësi ashtu siç është fruthi dhe për këtë shkak nuk ka nevojë për panik, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga MSH thonë se për çdo rast në shkollë po kontrollohet nga ekipe epidemiologjike dhe rekomandon masa epidemike për parandalimin e zgjerimit të sëmundjes ku përfshihet pastrimi i vazhdueshëm i objekteve, përforcimi dezinfektimit.
Ministria e Shëndetësisë theksojnë se nxënësit që kanë simptome të sëmundjes janë të liruar nga mësimi me qëllim të parandalohet zgjerimi i sëmundjes./Telegrafi/