Telegrafi

Shkup, 5 raste me coronavirus në shtëpitë e të moshuarve

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe njoftoi se pesë raste të coronavirusit janë zbuluar në shtëpinë e të moshuarve në Shkup përmes skriningut për Covid-19.

Bëhet fjalë për shtëpi private të të moshuarve që ka objekt në lagjen Çento dhe në fshatin Kadino.

Ministri bëri të ditur virusi ka qenë i pranishëm te dy kujdestare dhe te 3 të punësuar të tjerë.

“Janë analizuar të gjitha kontaktet dhe janë dhënë vendimet për izolim”, tha Filipçe./Telegrafi/