Mbrëmë personi M.M. (42) nga fshati Zelenikovë nga Shkupi ka kryer dhunë mbi bashkëshorten e tij T.B.M. (39) nga Shkupi dhe dy vajzat, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Incidenti është denoncuar nga T.B.M. rreth orës 22:00 në stacionin policor në Kisella Vodë, njoftojnë nga MPB.
‘Kur M.M. arrit në oborin e shtëpisë së tij me vajzën 13 vjeçare, menjëherë ka filluar t’i kërcënohet. I ka shtyrë fëmijët dhe fizikisht e ka sulmuar T.B.M., duke e qëlluar në kokë dhe fytyrë dhe duke ia shkulur flokët. Ai me shqelma e ka qëlluar edhe vajzën e madhe (18). Më pas ka reaguar xhaxhai V.B. (56) ku e ka urdhëruar të largohet, dhunuesi ka ikua’, thuhet në kumtesë.
Janë marrë masa për qartësimin e rastit. /Telegrafi/