Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 330 masa prej të cilave 140 janë për mosdhënie përparësi ndaj kalimtarëve, 41 për tejklaim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje dhe 15 për mosregjistrim”, thonë nga SPB Shkup.
Po ashtu janë shqiptuar edhe 4 gjoba për shoferët fillimtarë, 7 për përdorim të telefonit, 5 për kalim në të kuqe dhe 26 për këmbësorët.
Ata shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/