30 të punësuar si zjarrfikës në brigadën e zjarrfikësve dhe mbrojtje nga zjarret dhe fatkeqësitë prej sot kanë filluar trajnimin edukues dhe profesional që e organizon Bashkia e Shkupit, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski ka thënë se kjo klasë i ka të gjithë përgatitjet profesionale për të edukuar gjeneratën e re të zjarrfikësve.
Ky trajnim tremujor është mbështetur nga Bashkia e Shkupit dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni.
Trajanovski gjithashtu paralajmëroi se pas këtij trajnimi do të hapen edhe dy pika tjera për zjarrfikësit e Shkupit edhe atë në lagjen Cementara dhe në Shuto Orizare. /Telegrafi/