Telegrafi

Shkup, 28-vjeçari kafshohet nga qentë endacak

Policia e Maqedonisë njofton se në orën 12.20 në Stacionin Policor në Aerodrom, 28-vjeçari L.N. ka lajmëruar se më 01.06.2018 në orën 23.00 derisa ka qenë duke u shëtitur në bulevardin “Jane Sandanski” para Qendrës Tregtare “Biser” në rrugën e këmbësorëve, është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak.

Personi i kafshuar është dërguar në spital për mjekim./Telegrafi/